image Shtatë të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Rusi
[wp-story id="814678"]

Evropë

Shtatë të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Rusi

news image

Një aeroplan mallrash bjellorus është rrëzuar teksa po përpiqej të ulej në Rusinë Lindore, ku si pasojë mbetën të vrarë të shtatë persona që ishin në bord, raporton EuroNews, përcjell Sinjali.

Sipas zyrtarëve, avioni Antonov An-12, i cili operohej nga transportuesi bjellorus Grodno, u rrëzua dhe mori flakë pranë qytetit rus Irkutsk.

Ministria e Emergjencës ruse deklaroi se avioni u zhduk nga radarët të mërkurën gjatë uljes pranë qytetit siberian.

Komiteti Hetues i Bjellorusisë tha se në bord ishin shtatë persona dhe të gjithë vdiqën gjatë përplasjes. Brenda avionit ishin tre bjellorusë, dy rusë dhe dy shtetas ukrainas.

Në korrik, një aeroplan me 22 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord u rrëzua derisa ishte gati të ulej në Kamchtka, duke mos lënë asnjë të mbijetuar./Gazeta Sinjali/