image Shtatë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Shqipëri

Shtatë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën shtatë persona nga COVID-19.

Nga 2 mijë e 841 testime të kryera, ministria njofton se 502 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa janë shëruar 611 pacientë.

Sipas ministrisë, aktualisht 8 mijë e 247 pacientë janë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. /GazetaSinjali/