Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë shënuar 606 raste të reja të infektimit.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, e cila bëri të ditur se brenda periudhës së njëjtë kohore janë shëruar gjithsej 320 pacientë.
Sipas ministrisë, aktualisht raste aktive me koronavirus janë 7 mijë 552 persona. /GazetaSinjali/