image Shtatë persona të lënduar nga disa aksidente gjatë ditës së djeshme

Siguri

Shtatë persona të lënduar nga disa aksidente gjatë ditës së djeshme

news image

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e katër aksidenteve që kanë ndodhur ditën e djeshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës, dje rreth orës 15:10 në rrugën “UÇK”, në Viti ka ndodhur një aksident mes dy veturave ku si pasojë dy drejtuesit e automjeteve kanë marrë trajtim mjekësor.

Po ashtu, dje rreth orës 17:30 në rrugën e Kamenicës, dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku në mes të tri veturave.

Ndërsa, një ngasëse femër ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku në mes të tri automjeteve në rrugën Shirokë – Sopijë në Suharekë, dje rreth orës 16:00.

Bëhet e ditur se shkaktari i aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes me veturën e tij.

Ndryshe, dje Gazeta Sinjali ka raportuar edhe për një aksident trafiku në “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj mes të një veture dhe traktori ku si pasojë e kësaj, dy persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në Emergjencë.

/Gazeta Sinjali/