Në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Deberllukë, ka ndodhur një aksident trafiku rreth 14:00 në mes të dy veturave, ku si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili ka thënë se në fshatin Deberllukë të Vushtrrisë dy vetura janë përfshirë në aksident dhe kanë mbetur shtatë persona të lënduar.
“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti./ Gazeta Sinjali/