image Shtatë civilë të vdekur pasi rusët qëllojnë kolonën e evakuimit në rajonin e Kievit

Botë

Shtatë civilë të vdekur pasi rusët qëllojnë kolonën e evakuimit në rajonin e Kievit

news image

Shërbimi i inteligjencës ukrainase ka thënë se shtatë civilë kanë vdekur pasi që trupat ruse kanë qëlluar në një kolonë evakuimi në rajonin e Kievit.

Ukraina akuzon Rusinë se ka qëlluar drejt kolonës të civilëve që po evakuoheshin nga fshati Peremoha, raporton Reuters – transmeton Gazeta Sinjali.

“Pas sulmit, pushtuesit i detyruan personat që mbetën në kolonë të kthehen në Peremoha dhe nuk po i lënë të dalin nga fshati”, thuhet në deklaratën e shërbimit të inteligjencës.

Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

/GazetaSinjali/