image ShSKUK: Bie në 9 numri i pacientëve që po trajtohen me koronavirus

Shëndetësi

ShSKUK: Bie në 9 numri i pacientëve që po trajtohen me koronavirus

news image

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës  njofton se janë duke u trajtuar vetëm nëntë pacientë me koronavirus në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme kurse 19 të tjerë kanë rezultuar negativë me këtë virus shkruan Gazeta Sinjali.

Tutje në postimin e këtij institucioni thuhet se në trajtim me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 3 të tjerë.

Kurse raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme është ky:

Klinika Infektive, 11 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

/Gazeta Sinjali/