image ShSKUK tregon se a ka mjaftueshëm oksigjen në QKUK - Sinjali

ShSKUK tregon se a ka mjaftueshëm oksigjen në QKUK

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se përkundër rritjes së madhe të numrit të të hospitalizuarve me COVID-19, furnizimi me oksigjen në QKUK është stabil, falë rezervuarit me kapacitet prej 20 mijë litrash, i cili është vendosur më parë me kërkesë të menaxhmentit të SHSKUK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Me këtë sasi të oksigjenit është e paraparë të mbulohen disa nga klinikat, përfshirë Klinikën Infektive dhe ato internistike, që po trajtojnë pacientët e infektuar me COVID- 19.

Duke e parë nevojën për intervenim të menjëhershëm, një çështje që s’po priste më, për shkak të pandemisë, menaxhmenti i SHSKUK-së e kishte listuar si prioritet të parë oksigjenin dhe brenda një kohe të shkurtër ka arritur të instalojë rezervuarët me oksigjen të lëngshëm në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: