image ShSKUK: Të spitalizuar 115 pacientë

Shëndetësi

ShSKUK: Të spitalizuar 115 pacientë

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur raportin e fundit në lidhje me të hospitalizuarit, që janë të prekur me Covid-19.

Sipas ShSKUK-së, të spitalizuar në përgjithësi janë 115 pacientë ku 94 prej tyre janë pozitiv me koronavirus kurse 21 të tjerë janë post-Covid, raporton Gazeta Sinjali.

Po ashtu, me oksigjeno-terapi janë 41 pacientë ndërsa në mjekim intensiv janë të shtrirë 4 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 37 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 17 pacientë

Spitali i Gjakovës, 13 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Prizrenit, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

/GazetaSinjali/