Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se në raportin e punës për datën 24 maj 2021, janë regjistruar 211 pacientë, të cilët po trajtohen në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, shkruan Gazeta Sinjali.
122 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19.
4 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 146 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 124 pacientë:
4 pacientë janë në gjendje të rënduar
68 janë të konfirmuar me Sars Cov-2
92 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 51 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 4 pacientë + 1 në Repartin Intenziv të Klinikës Infektive
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 87 pacientë:
54 të konfirmuar pozitivë
54 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 13 pacientë
Spitali i Gjakovës, 13 pacientë
Spitali i Pejës, 27 pacientë
Spitali i Gjilanit, 21 pacientë
Spitali i Ferizajt, 6 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë.