image SHSKUK përfiton donacion në vlerë 100 mijë euro

Shëndetësi

SHSKUK përfiton donacion në vlerë 100 mijë euro

news image

Është nënshkruar memorandumi i ​ bashkëpunimit ndërmjet​ Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe​ Organizatës Care for Kosovo Kids.

SHSKUK njofton se qëllimi i këtij memorandumi është renovimi i Laboratorit të Patologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku përveç renovimit, parashihet edhe blerja e pajisjeve të reja në vlerë 100 mijë euro.

Valbon Krasniqi, drejtor​ i SHSKUK-së, falënderoi donatorët, duke siguruar se donacionet e tilla do të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë të mundshme për pacientët.

Ndërsa, Sevim Cinci, përfaqësuese e autorizuar nga CFKK, tha se si organizatë kanë mbështetur në vazhdimësi QKUK-në dhe në të ardhmen do ta mbështesin edhe me donacione të tjera, duke mos lënë anash as fëmijët me kancer.

Care for Kosova Kids në vazhdimësi ka dhuruar donacione për QKUK-në, duke përfshirë barnat dhe citostatikët për fëmijë në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë./Gazeta Sinjali/