image SHSKUK: Për herë të parë realizohet mjekimi me teknikën e rrezatimit IMRT/VMAT te një pacient me tumor të kokës

Shëndetësi

SHSKUK: Për herë të parë realizohet mjekimi me teknikën e rrezatimit IMRT/VMAT te një pacient me tumor të kokës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar që për herë të parë është realizuar mjekimi me teknikën e rrezatimit IMRT/VMAT te një pacient me tumor të kokës.

Shumë shpejt do të fillojë edhe mjekimi me teknikat Radioterapi Stereotaktike, ndërsa me instalimin e aparatit  të ri, do të nisë, po ashtu, mjekimi me Radiokirurgi (SBRT), me ç’rast pacientët për trajtim me rreze do të trajtohen në mënyrë shumë të sofistikuar, pa pasur nevojë për mjekim jashtë vendit, duke ruajtur paratë e tyre dhe buxhetin e shtetit”, thuhet në njoftim.

Në njoftim tutje thuhet që së bashku me Shërbimin e Brahiterapisë në funksion, Klinika e Onkologjisë do ta ngrisë në nivel të lartë trajtimin me rrezatim të pacientëve onkologjikë.

/GazetaSinjali/