image SHSKUK pas vdekjes së mjekut në Pejë: Deri në momentin e fundit ka qenë në shërbim të pacientëve

Shëndetësi

SHSKUK pas vdekjes së mjekut në Pejë: Deri në momentin e fundit ka qenë në shërbim të pacientëve

news image

Pas vdekjes së mjekut Reshat Emra në Spitalin e Pejës, ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, të cilët kanë thënë se me pikëllim kanë pranuar këtë lajm.

ShSKUK përmes një postimi në Facebook, kanë thënë se doktori Reshat Emra ka qenë në shërbim të pacientëve deri në momentin e fundit të jetës së tij.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e Dr. Reshat Emra, specialist i kardiologjisë në Spitalin e përgjithshëm në Pejë, i cili deri në momentet e fundit të jetës ishte në shërbim të pacientëve. ShSKUK, ngushëllon familjen, pacientët dhe gjithë profesionistët mjekësor për këtë humbje të madhe”, thuhet në postimin e ShSKUK-së.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e Dr. Reshat Emra,…

Posted by Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës on Saturday, January 7, 2023

/GazetaSinjali/