Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka ndarë mirënjohje për infermierët e FSK-së, transmeton Gazeta Sinjali.
Dymbëdhjetë infermierët e Qendrës të Forcës së Sigurisë së Kosovës u kthyen sot në FSK pas një muaji shërbimi në klinikat e QKUK-së, në mbështetje për përballimin e situatës me “COVID-19”.
Për t’i falënderuar infermierët kishin dalë para QKUK-së, Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shkelzen Sylaj si dhe Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha.
Me këtë rast, Valbon Krasniqi, në shenjë mirënjohje dhe falënderimi ndau mirënjohje për 12 infermierët e FSK-së si dhe Shkelzen Sylën.
Gjithashtu, ai falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në mes SHSKUK-së dhe FSK-së. /Gazeta Sinjali/