image ShSKUK merr këtë vendim pas rënies së numrit të pacientëve të shtrirë me COVID

Shëndetësi

ShSKUK merr këtë vendim pas rënies së numrit të pacientëve të shtrirë me COVID

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se qytetarët se nga data 22 shtator 2021 (e mërkurë), do të rikthehet puna në ambulanca specialistike, për shkak të rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19.

Po ashtu, nga dita e sotme, 20 shtator, hapësirat e klinikave interne janë liruar, pasi që më nuk ka pacientë me COVID-19.

“Pritet që pas dezinfektimit të hapësirave klinikat të kthehen në hapësirat e tyre”, thuhet në njoftimin e tyre. /GazetaSinjali/