image ShSKUK: Kemi pranuar dhe do të pranojmë të gjithë pacientët që kanë nevojë për spitalizim

Shëndetësi

ShSKUK: Kemi pranuar dhe do të pranojmë të gjithë pacientët që kanë nevojë për spitalizim

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, sqaron se përkundër mbingarkesave me të cilat po përballen klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, çdo i sëmurë që ka nevojë për trajtim, pranohet për spitalizim.

SHSKUK-ja ka reaguar pas disa shkrimeve se një person nuk është pranuar për trajtim.

“I njëjti pacient, ishte referuar në Klinikën Infektive 2, e njohur si Mjekësia Sportive, por meqë kishte probleme të rënda të  natyrës  kronike në mushkëri, ishte udhëzuar për pranim në Klinikën e Pulmologjisë, në të cilën është pranuar dhe po e vazhdon trajtimin. Shërbimi Spitalor njofton se menaxhmenti i ShSKUK do të ndërmarrë masat konform legjislacionit në fuqi, ndaj kujdo që vërtetohet se nuk ka kryer detyrat e punës”, njofton SHSKUK.

ShSKUK thotë se ka shtuar kapacitetet, duke lëshuar në punë hapësira të tjera për spitalizim, dhe ka mobilizuar mjekë dhe infermier/e, të cilët po merren me trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me COVID.

“Edhe pas 1 viti të përballjes me Covid-19, mjekët, infermierët dhe stafi tjetër mbështetës po japin maskimumin e tyre për të trajtuar pacientët me Covid”, njofton SHSKUK. /Gazeta Sinjali/