Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së, i ka dërguar letër Bordit të SHKSKUK-së, duke i paralajmëruar për protestë pasi që u janë injoruar kërkesat që kanë pasur.
Ata kërkojnë urgjentisht nga Bordi i Bordi i SHSKUK-së që të anulohen urdhëresat e jashtëligjshme, diskriminuese dhe të pamenduara të lëshuara nga u.d. Drejtoresha e Përgjithshme e SHSKUK-së.
Të hapet urgjentisht Departmenti i Infermierisë në QKUK, me qëllim të mbarëvajtjes së punëve dhe të pezullohet hapja e njesive dhe reparteve të reja në QKUK derisa nuk ka një planifikim të mirëfilltë të resurseve humane, të hapen konkurse të reja, të pranohen staf infermieror.
Nëse këto kërkesa nuk u përmbushen, me 11 nëntor nga ora 10, para objektit të administratës së SHSKUK/QKUK -së, do të mbajnë protestën e paralajmëruar.