Imri Jashari raportohet se është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK.
Këtë vendim e ka marrë sot Komisioni Disiplinor.
Lajmin e ka konfirmuar edhe ShSKUK për Sinjalin. Nga kjo zyrë kanë thënë se Jashari është ulur në detyrë.
“Zyra për medie e ShSKUK-së, ju konfirmon se Komisioni Disiplinor, ka vendosur ta ulë nga detyra e drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së për Sinjalin.
Arsyeja e shkarkimit të tij lidhet me raportin e Komisionit për mbarëvajtje në punë, i cili ka konstatuar se më datë 25 maj të këtij viti, në orën 12:00 nuk është gjetur asnjë kardiolog në njësinë koronare në shërbim të pacientëve.