Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës është furnizuar me sasi të mjaftueshme të serumit kundër kafshimit të gjarprit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e bërë nga ShSKUK-ja theksohet se të gjitha spitalet e përgjithshme rajonale janë furnizuar me sasi të mjaftueshme të serumit.
Njoftimi i plotë:
ShSKUK furnizohet në sasi të mjaftueshme me serum kundër të kafshimit të gjarprit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, njofton qytetarët se klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si dhe spitalet e përgjithshme rajonale, janë furnizuar me sasi të mjaftueshme me serum kundër të kafshimit të gjarprit – Antivenom Imunoglobulin. /GazetaSinjali/