image ShSKUK publikon raportin/ Bie numri i rasteve të hospitalizuar me COVID-19

Shëndetësi

ShSKUK publikon raportin/ Bie numri i rasteve të hospitalizuar me COVID-19

news image

Ka rënë numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19 në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Në trajtim mjekësor janë 319 pacientë, 265 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 45 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 69 pacientë dhe në Mjekësi Sportive 36.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 69 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 36 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe  Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 18 pacientë

Spitali i Prizrenit, 23 pacientë

Spitali i Gjakovës, 22 pacientë

Spitali i Pejës, 63 pacientë

Spitali i Gjilanit, 28 pacientë

/GazetaSinjali/