Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se janë duke u trajtuar 17 pacientë me koronavirus në QKUK dhe spitale të përgjithshme, kurse 3 të tjerë kanë rezultuar negativ me këtë virus, shkruan Gazeta Sinjali.
Tutje thuhet se në trajtim me oksigjeno-terapi janë 9 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 të tjerë.
Kurse raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme është ky:
Klinika Infektive, 8 pacientë,
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë,
Klinika e Pediatrisë , 2 pacientë,
Spitali i Pejës, 2 pacientë,
Spitali i Prizrenit , 1 pacient,
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë.