Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar përmes një njoftimi në faqen e këtij institucioni ka thënë se 11 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në Klinikat dhe Spitalet e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të këtij institucioni thuhet se dy pacientë janë shtrirë në Mjekim Intensiv, kurse gjashtë të tjerë në oksigjeno terapi.
Ndërsa pesë nga 11 të hospitalizuarit janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa gjashtë të tjerë janë post-COVID.
Tutje raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme;
Klinika Infektive – 7 pacientë,
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive – 2 pacientë,
Klinika e Pediatrisë – 1 pacient,
Si dhe Spitali i Gjakovës – 1 pacient”.