Komuna e Prishtinës ka shqiptuar 200 euro gjobë ndaj një kompanie private e cila ka dëmtuar infrastrukturën rrugore, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur, kryeinspektori i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.
Tahiri ka shkruar në një postim të tij në Facebook se kompanitë e kontraktuara nga komuna e Prishtinës nuk kursehen atëherë kur e dëmtojnë infrastrukturën.
“Edhe kompanitë e kontraktuara nga Komuna dënohen e nuk kursehen, kur dëmtojnë infrastrukturën përcjellëse”, ka shkruar Tahiri.
Ai u ka bërë thirrje punëkryesve që të bëjnë kujdes gjatë realizimit të projekteve.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë punëkryesve që të jenë të kujdesshëm në realizimin e projekteve, sepse në të kundërtën gjobat do të jenë të pashmangshme”, përfundon Tahiri. /Gazeta Sinjali/