Aksioni i Policisë së Kosovës po vazhdon edhe sot në Gjakovë, për të monitoruar zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Vetëm sot në rajonin e Gjakovës, Policia ka shqiptuar 79 fletëparaqitje për qytetarët që nuk i kanë respektuar masat.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, i cili njoftoi se pas pak në aksion priten të bashkangjiten edhe inspektorët.
“Aksioni është në vazhdim e sipër. Sot ka qenë ditë më e qetë ndoshta edhe për shkak të motit jo të mirë. Policia ka shqiptuar 79 fletëparaqitje për qytetarët që nuk i kanë respektuar masat, ndërkaq nuk është mbyllur asnjë lokal”, ka thënë Graishta.
Policia e Kosovës dhe Inspektorati ditëve të fundit kanë zhvilluar një aksion në tërë Kosovën për të monitoruar zbatimin e masave të qeverisë. /GazetaSinjali/