image Shqiptarja humb jetën nga një aksident i rëndë me biçikletë në Itali

Rajon

Shqiptarja humb jetën nga një aksident i rëndë me biçikletë në Itali

news image

Një 51 vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me biçikletë në Itali. Ajo jetonte së bashku me burrin dhe djalin e saj në Porto Potenza prej 20 vitesh.

Gruaja e quajtur Albana Bega ishte një përdoruese e rregullt e biçikletës dhe aksidenti ndodhi vetëm disa qindra metra larg shtëpisë së saj. Ajo nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra, pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital nga një ambulancë. Albana la pas burrin e saj Luanin dhe të birin, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha, sipas medias italiane Cronachemaceratesi.it.

Në familjen e saj ndodhën dy tragjedi njëra pas tjetrës, ku para 10 ditësh Albana kishte humbur dhe babanë e saj. Tani ajo ka lënë pas nënën dhe dy vëllezërit. Funerali i saj ende nuk është caktuar pasi prokuroria ende nuk e ka lëshuar autorizimin sepse mund t’i bëjnë autopsi./GazetaSinjali/