Sadri Korteshi nga kombinati i Tiranës thotë se është babai i më së shumti fëmijëve në Shqipëri. Në jetën e tij ka pasur 13 partnere, por që vetëm me dy është martuar.
Nga secili prej 63 fëmijëve që ka, ai thotë se është bërë nga dy herë gjysh. Pra mund të ketë mbi 120 nipër e mbesa.
“Me celebrim unë kam pasë dy gra, ndërsa të dashura kam pasë shumë në çdo qytet të shtëpisë”, thotë Korteshi.
“Unë kam 63 fëmijë të vërtetë, por që më mungon fakti dhe prova me dokumentacion tekniko-ligjor, në emrin tim kam 4 fëmijë 3 me njërën grua dhe 1 me gruan e parë. Unë kam 55 djem dhe 8 vajza”, ka thënë ai.
Për atë se si e thërrasin fëmijët e tjerë jashtëmartesor, ai tha se e thërrasin xhaxha dhe se vetëm nënat e tyre e dinë që janë fëmijët e tij.
“Më thërrasin xhaxhi, më disa prej tyre ulem dhe pimë kafe e më thonë: Xhaxhi Sadriu ti je shumë i kulturuar ke shumë edukatë dhe unë u them kështu i kam të gjithë fëmijët. Vetëm nënat e tyre e dinë që janë fëmijët e mi. Ato qajnë ndonjëherë, por unë u shkel syrin dhe u them rrini qetë nuk ka problem”, vijon Korteshi.
Ndërkaq tha se fëmijët e tij që i ka me dy martesat e tij, tha se e dinë që ka pasur shumë të dashura por jo se është baba i kaq fëmijëve.
“Ata e dinë që unë kam pas shumë të dashura, por jo që jam kaq herë baba”, shprehet Korteshi.
Ndërkaq shtoi se nuk e ka ndërmend t’u tregojë fëmijëve deri në momentin e vdekjes se kush janë vëllezërit dhe motrat e tyre.
“Ditën kur të më vijë meleku i vdekjes do t’i them fëmijëve të mi se cilët kanë vëllezër dhe motra të tyre”, tha Korteshi.
Babai i 63 fëmijëve sot jeton vetëm, fëmijët që ka rritur vetë kanë shkuar në Francë. Ai thotë se nuk do të largohet kurrë nga Shqipëria deri në momentin që të marrë pronat që i takojnë familjes Korteshi.