image Shqiptari që vrau vajzën dhe dhëndrin në Australi, shpallet fajtor

Siguri

Shqiptari që vrau vajzën dhe dhëndrin në Australi, shpallet fajtor

news image

Një shqiptar në Melbourne të Australisë kishte vrarë vajzën dhe dhëndrin në shtëpinë e tij. Osman Shaptafaj është shpallur fajtor për dy vrasje nga Gjykata Supreme e Viktorias të mërkurën.

56-vjeçari ka pranuar se ka qëlluar për vdekje vajzën e tij, Linditën dhe burrin e saj, Veton Musain më 31 dhjetor të vitit 2019.

Vajza, Lindita kishte vdekur në vendin e ngjarjes ndërkaq burri i saj 29-vjeçar ka vdekur në spital një ditë më vonë.

Ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e tyre në Yrraville, pasi ata ishin kthyer nga pushimet ku kishin festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës.

Ende janë të paqarta arsyet e vrasjes, ndërkaq i njëjti do të ballafaqohet me gjykatë përsëri në muajin maj./GazetaSinjali/