image Shqiptari në Maqedoni shërohet nga koronavirusi, thotë se për 11 ditë ka luftuar për jetë a vdekje

Shëndetësi

Shqiptari në Maqedoni shërohet nga koronavirusi, thotë se për 11 ditë ka luftuar për jetë a vdekje

news image

Muhamed Ismaili nga Hasanbegu, këshilltar i ministrit të punëve të brendshme, Naqe Çulev, është shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi ku thotë se për 11 ditë ka luftuar për jetë a vdekje, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të dashurit e mi, nën mëshirën e të Madhit Zot, me ndihmën e stafit mjekësor dhe me përkrahjen e pafund të miqve dhe familjarëve të mi, beteja ndaj virusit Covid19 u fitua. Edhe pse me imunitet të fortë, pa dijagnoza tjera, joduhanpirës, moshë e mesme,… kjo sfidë nuk ishte aspak e lehtë. 11 ditë në spital ishin ballafaqim direkt me sistemin ‘e gjunjëzuar’ shëndetësor dhe me mëshirën e fatit”, ka shkruar Ismaili, pasi është shëruar nga Covid-19.

“Luftë për jetë a vdekje si dhe jetë që shuheshin, ishin pamje e zakonshme.
Ata që më njohin, e dijnë që kujdesi im ndaj masave mbrojtëse nuk ka munguar, por virusi megjithatë më goditi. Askush nuk mund të jetë i sigurt dhe i mbrojtur nga ky ‘armik fantazmë’. Ju lus të gjithëve, të jeni të kujdesshëm dhe të mbroheni. Shëndeti dhe jeta Juaj dhe i të dashurve Tuaj janë seriozisht të rrezikuar. Ruajeni! Nga Ju varet! Ju dua”, shkruar tutje ai.

Përndryshe në Maqedoni deri më sot ka mbi 5005 raste me COVID-19, prej të cilëve 233 kanë ndërruar jetë./Gazeta Sinjali/