Shqipëria hyn në tre vendet e para me më së shumti azilkërkues në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas një raporti të publikuar nga BBC, Shqipëria së bashku me Iranin dhe Irakun hyjnë në vendet me numrin më të madh të azilkërkuesve.
Azilkërkuesit nuk kanë të drejtë pune ndërkohë që kërkesat e tyre po trajtohen, kështu që qeveria u ofron atyre një ndihmë ditore prej më shumë se 5 funta dhe akomodim, raporton BBC, shkruan Gazeta Sinjal.
Ndërsa, Drejtuesi i Migracionit në Universitetin e Oksfordit, Peter Walsh tha që viti 2019 ishte me 45,000 kërkesa të të paraqitur për azil, më shumë se në çdo vit që nga 2003.