image Shqiptarët përmenden 54 herë në raportin për kokainën nga Kombet e Bashkuara

Shqipëri

Shqiptarët përmenden 54 herë në raportin për kokainën nga Kombet e Bashkuara

news image

Kombet e Bashkuara, më konkretisht Zyra për Drogë dhe Krime, kanë publikuar raportin e fundit lidhur me konsumimin dhe shpërndarjen e drogës, specifikisht kokainës, nga vende të ndryshme të botës.

Sipas këtij raporti, 3.7 për qind nga 5 për qind e moshës 15-64 vjeç janë përdorues të rregullt të kokainës.

Shqipëria fatkeqësisht radhitet si shteti i parë në këtë listë të Kombeve të Bashkuara, pasuar nga Anglia, Australia, Skocia, Spanja, Holanda, Mali i Zi, Uruguai, Argjentina dhe Danimarka.

“Rritja e fragmentimit të peizazhit kriminal në Kolumbi ka nxitur formimin e aleancave të reja midis grupeve kriminale dhe mundësi të reja për rrjetet kriminale evropiane për të vendosur kontakte të reja me ofruesit në Amerikën e Jugut. Disa nga këto grupe, veçanërisht rrjetet kriminale shqipfolëse dhe të Ballkanit Perëndimor, janë bërë veçanërisht të spikatur në prokurimin e sasive të mëdha të kokainës drejtpërdrejt në burim – duke e shuar ndërmjetësin”, thuhet në këtë raport.

Mes tjerash, në publikimin e fundit të Kombeve të Bashkuara që janë statistika për vitin 2021, shqiptarët përmenden plot 54 herë në lidhje me konsumimin e drogës.

Kombet e Bashkuara thonë se disa vende si Mbretëria e Bashkuar, Italia, Gjermania dhe Belgjika kanë raportuar se shqiptarët kanë kontroll të konsiderueshëm në trafikun e drogës brenda territorit të tyre.

Disa burime vërtetojnë rolin e zgjeruar të grupeve ballkanike në tregtinë e paligjshme ndërkombëtare të kokainës, megjithatë raporte të tilla jo gjithmonë e dallojnë identitetin e grupeve të tilla me detaje të mjaftueshme. Ka të ngjarë që grupet shqipfolëse në veçanti të veprojnë kryesisht në mënyrë autonome nga grupe të tjera nga rajoni i Ballkanit (megjithëse ka edhe bashkëpunim). Autoritetet nga Mbretëria e Bashkuar identifikuan grupe shqiptare në veçanti, midis kriminelëve nga Ballkani dhe vlerësuan se ata kishin vendosur kontroll të konsiderueshëm në të gjithë tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar. Që nga viti 2010, Italia, Gjermania dhe Belgjika e kanë identifikuar vazhdimisht shqiptarin në mesin e dhjetë kombësive kryesore të individëve që vihen në kontakt zyrtar me policinë për vepra penale të trafikimit të kokainës, por në vitet e fundit një rol të tillë është raportuar edhe nga Austria, Bullgaria, Greqia dhe Zvicra”, shkruan tutje në raport.

Raportin e plotë të Kombeve të Bashkuara mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Shqipëria dhe shqiptarët përmenden plot 54 herë në këtë publikim lidhur me përdorimin dhe shpërndarjen e kokainës.

Më 15 shtator 202, Europol në bashkëpunim me Eurojust kishin kryer bastisje të koordinuar në një operacion që përfundoi me “çmontimin” e një prej rrjeteve aktive më të mëdha që trafikonin kokainë në Evropë.

Si rezultat i këtij aksioni të përbashkët ishin arrestuar 20 persona nga Holanda, Gjermania, Greqia, Rumania, Hungaria, Spanja, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara, të gjithë shqipfolës.

/GazetaSinjali/