Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.
Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Goli i parë për “Helvetikët” u shënua nga Xherdan Shaqiri, në minutën e 20-të.
Eliminimit të Serbisë, iu kanë gëzuar shqiptarët kudo në botë.
Nga disa pamje siç kanë dërguar sinjalizuesit, shihen shqiptarët teksa festojnë në Basel të Zvicrës.