image Shqiptarët e Kroacisë do të kenë edhe një shkollë të mesme ku mësohet shqip

Diaspora/ Shqiptarët e Kroacisë do të kenë edhe një shkollë të mesme ku mësohet shqip

news image

Shkolla e dytë e mesme në gjuhën shqipe pritet të hapet në Kroaci.

Këtë e ka konfirmuar profesori i Universitetit të Prishtinës, Imer Rusinovci.

Përmes një postimi në Facebook, Rusinovci tha se shqiptarët do të kenë edhe shkollën e dytë të mesme në gjuhën shqipe në Osijek

“Në Republikën e Kroacisë përveç që funksionojnë disa shkolla fillore në gjuhën shqipe, shqiptarët do të kenë edhe shkollën e dytë të mesme në gjuhën shqipe në Osijek, pas asaj të Zarës”,ka shkruar Rusinovci.

Në Kroaci jetojnë rreth 40 mijë shqiptarë./Gazeta Sinjali/