Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka reaguar pas aksidentit në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Vragoli, ku 30 persona mbetën të lënduar.
Arifi përmes një video në Facebook ka kërkuar që të mos shqetësohen, dhe se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.
Sipas tij, në autobus kanë qenë maturantë që ishin duke u kthyer nga ekskursioni dhe se komuna së bashku me agjencinë kanë siguruar transportin zëvendësues për të vazhduar rrugëtimin.
“Ju lutemi për mos shqetësim, ne do të jemi pranë tyre për çdo nevojë. Sapo u informuam se gjatë kthimit nga ekskursioni i maturantëve, ka ndodhur një aksident trafiku, ku dëmet janë vetëm materiale. Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit. Ne do të jemi pranë tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë.” – ka thënë Arifi.