image Shqipëria rikthehet në Tiranë, ndryshon listën e lojtarëve për sfidën ndaj Andorrës

Futboll

Shqipëria rikthehet në Tiranë, ndryshon listën e lojtarëve për sfidën ndaj Andorrës

news image

Kombëtarja e Shqipërisë të hënën me fillim nga ora 20:45 do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku e pret në stadiumin “Air Albania” Andorrën.

Kjo ndeshje nuk do të ketë vlerë të madhe për “Kuq e Zinjtë”, pasi që pas humbjes 5:0 ndaj Anglisë humbën shpresat për kualifikim tutje në Botëror.

Sa i përket kësaj përballje, është publikuar lista e re me disa lojtarë të ftuar nga Shqipëria, pas problemeve me lëndime të shumta, ku listës së mungesave tani i është shtuar edhe Armando Broja.

Tre lojtarë janë ftuar në grumbullim nga trajneri Reja për mbulim të mungesave, ku tani ekipit shqiptar i bashkohen Ernest Muçi, Enis Çokaj dhe Taulant Seferi.

Ndërsa lojtarët të cilët do të mungojnë në ndeshjen ndaj Andorrës janë Armando Broja, Marash Kumbulla, Keidi Bare, Frederik Veseli, Klaus Gjasula, Sokol Cikalleshi dhe Ardian Ismajli. /Gazeta Sinjali Sporti/