image Shqipëria po përjeton tragjedi, aktivizohen me urgjencë Kosova, Gjermania, Italia, Greqia, Maqedonia, Bullgaria e Serbia

Kosovë

Tërmetet/ Shqipëria po përjeton tragjedi, aktivizohen me urgjencë Kosova, Gjermania, Italia, Greqia, Maqedonia, Bullgaria e Serbia

news image

Kryeministri i Edi Rama, ka njoftuar se përveç disa trupave të Ushtrisë së Kosovës që janë nisur drejt Shqipërisë, në këtë moment tragjik, Shqipërisë i kanë ofruar ndihmë edhe Italia, Greqia, Turqia, Gjermania, Maqedonia e Bullgaria.

Pas shembjes së disa objekteve nën të cilat gjetën vdekjen të paktën 7 persona, ndihmë ka ofruar edhe shteti i Serbisë. Përmes një postimi në Facebook që po përditësohet vazhdimisht nga Rama, kryeministri shqiptar thotë se po kontaktohet vazhdimisht nga shtete të ndryshme, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi???? Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale???? Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë???? Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë????Kontaktet vazhdojnë intensivish”, njofton Rama.

I pari që i ka ofruar ndihmë Shqipërisë për ta përballuar situatën tragjike ka qenë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja???? Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur, në çdo pikë ku ka rrënoja, si edhe për të asistuar të gjithë të dëmtuarit që kanë nevojë për ndihmën shëndetësore”, njoftoi Rama.

“Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vuçiç”, ishte njoftimi tjetër.

Pak kohë pasi u shënuan viktimat e para, edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka vepruar me urgjencë.

“Kancelarja Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë????”, njoftoi Rama.

“Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, dhe Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, shprehën gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës????”, tha Rama në njoftimin tjetër.

Deri në këtë moment, të paktën 7 persona, mes tyre edhe një vajzë 10-vjeçare, kanë gjetur vdekjen si pasojë e tërmeteve të fuqishmë të cilat e goditën Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. /Gazeta Sinjali/