image Shqipëria nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID

Shqipëri

Shqipëria nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID

news image

Personat mbi 60 vjeç do të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-COVID.

Rekomandimi i Komiteti Teknik të Ekspertëve nis aplikimin këtë të hënë, teksa do të vaksinohen për herë të parë edhe grupmoshat mbi 16-vjeç.

Ndërkohë, fëmijët mbi 12-vjeç do t’i nënshtrohen vaksinimit me autorizimin e prindërve dhe vetëm nëse kanë probleme shëndetësore.

Deri tani është vaksinuar 35% e popullsisë në Shqipëri, raporton euronews.

Qeveria e Shqipërisë pret të marrë rreth 500 mijë doza të tjera vaksinash Pfizer, të cilat do të kushtojnë rreth 6 milionë dollarë, doza që pritet të mbërrijnë në dhjetor të këtij viti, sipas Ministrisë së Shëndetësisë./GazetaSinjali/