image Shqipëria ndër vendet me numrin më të ulët të vetëvrasjeve

Shqipëri

Shqipëria ndër vendet me numrin më të ulët të vetëvrasjeve

news image

Shqipëria renditet ndër vendet që ka një numër të ulët të vetëvrasjeve në krahasim me shtetet e tjera të Evropës.

Në vitin 2017, Shqipëria kishte 7.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë, duke u renditur ndër 10 vendet që e kanë numrin më të ulët dhe në krahasim me 11 vdekje nga vetëvrasjet për 100 mijë banorë që është mesatarja e Bashkimit Evropian.

Ndëkaq Serbia e ka nivelin e vetëvrasjeve në raport me popullësisë gati dy herë më të lartë se Shqipëria (14.3).

Në Shqipëri, periudha kur është shënuar niveli më i lartë i vetëvrasjeve ishte në 2014, me 262 të tilla.

Të dhënat për vendet evropiane janë publikuar nga Eurostat, ndërsa shifra e vetëvrasjeve jepet nga INSTAT dhe është përpunuar nga Monitor në raport me popullsinë.

/GazetaSinjali/