Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit ka qenë në Selenicë, ndërsa magnituda ishte 3.3 ballë, kurse thellësia fokale 23 km.
Që nga 24 prilli, në rajon janë shënuar katër tërmete, ku si pasojë e tyre një grua ka humbur jetën në Bosnje dhe Hercegovinë.
Përveç Bosnjes dhe Hercegovinës, tërmetet tjera janë ndier në Maqedoninë e Veriut më 7 maj, në Greqi më 8 maj dhe në Serbi më 10 maj.