Manaj ka shënuar golin e parë në ndeshjen kundër San Marinos në minutën e 63-të.
Si shkoi pjesa e parë
Min ’45 – Përfundon pjesa e parë | San Marino 0 – 0 Shqipëria
Min ’42 – Manaj gjuan goditjen e dënimit, topi përplaset në shtyllë dhe shkon sërish te këmbët e Manajt. Provon për së dyti, por bllokohet që në nisje.
Min ’39 – Bare godet fort nga jashtë zone, topi përplaset me mbrojtjen kundërshtare.
Min ’36 – Laçi shpërdoron një rast të mrekullueshëm përpara porte, kombëtarja kuqezi rrëmben një korner.
Min ’32 – Roshi dhe Kallaku shihen në nxehmje, trajneri Reja mendon për ndryshime.
Min ’28 – Pasime të njëpasnjëshme mes lojtarëve të kombëtares kuqezi që po tentojnë depërtimin në zonë, por pa rezultat.
Min ’24 – Mbrojtësi Rossi bllokon një sulm të Brojas pas një pase të gjatë nga Gjimshiti.
Min ’20 – Hysaj e Ramadani blindojnë mbrojtjen përballë sulmuesve vendas.
Min ’15 – Elseid Hysaj nuk shfrytëzon një rast të mirë për gol, gjuajtja e tij pritet nga portieri i San Marinos, mbrojtësit largojnë topin nga zona.
Min ’12 – Kombëtarja shqiptare po përpiqet të krijojë aksione për të gjetur hapësirat boshe të kundërshtarëve.
Min ’08 – Lojtarët e San Marinos provojnë nga larg me një goditje që devijohet nga Gjimshiti. Portieri Berisha vrapon mos ta lërë të përfundojë korner.
Min ’05 – Hysaj jep një kros të gjatë në zonë për Brojan, por portieri i San Marinos tregohet i shpejtë.
Min ’03 – Lojtarët kuqezi dominojnë minutat e para duke qarkulluar topin në mesfushë. Ekipi i San Marinos i mbyllur në mbrojtje./Gazeta Sinjali Sporti/