image Shqipëria nikoqire ndaj San Marinos, synon fitore të thellë për një kualifikim të mundshëm për “Katar 2022”

Futboll

Shqipëria nikoqire ndaj San Marinos, synon fitore të thellë për një kualifikim të mundshëm për “Katar 2022”

news image

Kombëtarja e Shqipërisë sot zhvillon ndeshjen më të lehtë në kualifikimet për botërorin “Katar 2022”, raporton Sinjali Sport.

Kuqezinjtë mirëpresin San Marinon në kuadër të eliminatoreve të grupit I.

Shqipëria arriti një fitore shumë të rëndësishme përball Hungarisë, ku rriti gjasat për një kualifikim të mundshëm për në kampionatin botëror.

Të përzgjedhurit e Rejës kanë 9 pikë nga pesë ndeshje duke u renditur e tretë me një pikë më pak se Polonia që ka vendin e dytë.

Mysafirët kanë pesë humbje duke u gjendur e fundit në tabelë.

Kombëtarja kuq e zi është nikoqire në stadiumin “Air Albania” në Tiranë me fillim nga ora 20:45. /Gazeta Sinjali Sporti/