image "Shqipëria e madhe", Drecun: Nuk bëhet fjalë më për idenë e madhe shqiptare, por për realizimin e saj

Politikë

“Shqipëria e madhe”, Drecun: Nuk bëhet fjalë më për idenë e madhe shqiptare, por për realizimin e saj

news image

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë, Millovan Drecun, paralajmëroi sot se ngjarjet si vizita e kryeministrit Albin Kurti, ku sipas tij u theksuan simbolet e “Shqipërisë së Madhe”, tregojnë se nuk bëhet fjalë më për idenë e Madhe Shqiptare, por për realizimin e saj.

Duke folur për RTS, Drecun tha se nuk është për t’u habitur që komuniteti ndërkombëtar nuk ka reaguar ndaj ngjarjeve në Tetovë dhe shtoi se problem nuk janë vetëm qëndrimet e Kurtit, por fakti se ai po punon shumë për të realizuar konceptin e “Shqipërisë së Madhe”.

“Në Kosovë mbrohet integriteti territorial dhe mbijetesa e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Kushdo që nuk e kupton se avokimi për pavarësinë po i hap rrugën realizimit të konceptit të “Shqipërisë së Madhe” ose nuk lejohet të shprehë atë që është e dukshme për të gjithë ose është shumë i gabuar,” tha Drecun.

/GazetaSinjali/