image Shqipëria dhe Italia finalizojnë marrëveshjen për njohjen e sigurimeve shoqërore

Shqipëri

Shqipëria dhe Italia finalizojnë marrëveshjen për njohjen e sigurimeve shoqërore

news image

Shqipëria dhe Italia do të finalizojnë të martën marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore.

Lajmi bëhet me dije nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

“Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë nesër vizitën zyrtare gjatë së cilës do të firmosë marrëveshjen me homologun Tajani. Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

/GazetaSinjali/