Komiteti Teknik i Ekspertëve për Pandeminë në Shqipëri ka aprovuar dozën e tretë të vaksinës për personat mbi 60 vjeç.
Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të këtij komiteti, ku gjithashtu u vendos që të mos ndryshojë masat aktuale ndaj COVID-19.
“Komiteti ka marrë vendimin pas shqyrtimit të komitetit të vaksinimit. Në këtë situatë prioritet mbetet vaksinimi me dozën e parë, po ashtu komiteti ka vendosur që qytetarët mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë, jo më herët se gjashtë muaj pasi kanë bërë dozën e dytë duke filluar nga data 1 nëntor” tha kryetarja e këtij komiteti, Mira Rakacolli, njoftojnë mediat në Shqipëri.
Po ashtu u vendos që të ftohen të gjithë fëmijët mbi 16 vjeç si dhe fëmijët 12-15 vjeç që paraqesin sëmundje që kanë të bëjnë me ulje të imunitetit. /GazetaSinjali/