image Tolaj: Marrja e dozës së tretë të vaksinës është urgjente

Shëndetësi

Tolaj: Marrja e dozës së tretë të vaksinës është urgjente

news image

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga nesër të administrojë dozën e tretë të vaksinës antiCOVID, ku kanë bërë të ditur se do të jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.

Por, sa është e nevojshme që qytetarët të marrin edhe dozën e tretë?

A mbron kjo dozë ndaj variantit të ri Omicron?

Rreth këtyre dilemave ka folur infektologu, Ilir Tolaj.

Tolaj tha se marrja e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID është vendim i qëlluar.

Ai theksoi se nevoja për të marrë dozën e tretë është urgjente.

Ne duhet të pranojmë që e kemi një numër të volitshëm të atyre që janë vaksinuar deri më tani. Dhe nuk duhet ta humbim rastin dhe nuk duhet të lejojmë rënien e nivelit të imunitetit, për shkak të dozës së tretë. Prandaj, mendoj që në kuadër të rrethanave që janë edhe për variantin e ri Omicron, por edhe të ndonjë varianti të ri që eventualisht mund të shfaqet, nevoja për vaksinim edhe me dozën e tretë është urgjente dhe vendimi është i qëlluar” tha ai për KlanKosova./GazetaSinjali/