image FDA: Doza e tretë e Pfizer vetëm mbi 65-vjeç

Shëndetësi

FDA: Doza e tretë e Pfizer vetëm mbi 65-vjeç

news image

Një komitet i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave hodhi poshtë kërkesën e kompanisë Pfizer për të injektuar në masë një dozë të tretë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

Rekomandimi nënvizon se kjo dozë mund të jepet vetëm për personat mbi 65-vjeç dhe ata që konsiderohen si shtresa të rrezikuara. Paneli votoi me 16 për dhe me 2 kundër për shpërndarjen e dozës së tretë tek të gjithë amerikanët mbi 16-vjeç.

Ata lejuan që doza mund të merrej nga të moshuarit dhe personat me sëmundje të rënda si diabet, sëmundje të zemrës apo obezitet që rëndojnë gjendjen e të infektuarve.

Por, shpërndarja e dozës së tretë do të jetë jo-detyruese. Ekspertët e FDA argumentuan e nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme për të marrë një dozë të tretë duke ngritur shqetësimin e miokarditetit tek të rinjtë.

Vendimi vjen në një moment kur administrata e Presidentit Biden ka shprehur angazhimin për ofrimin e dozave përforcuese. Kryevirologu amerikan, Anthony Fauci tha se nuk ishte i befasuar që ata nuk e rekomanduan dozën e tretë për të gjithë.

Në një letër të publikuar pak ditë më parë nga një grup shkencëtarësh amerikanë deklaruar se vaksinimi me 2 doza të mbron nga sëmundja në gjendje të rëndë edhe pse efektiviteti zvogëlohet me kalimin e kohës. Ata nënvizuan se një dozë përforcuese nuk do të ishte e përshtatshme në këtë moment.

/GazetaSinjali/