Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur shtatë persona si pasojë e infektimit me virusin COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërkohë janë regjistruar edhe 532 raste të reja, nga testimi i 2409 mostrave.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,767 që nga fillimi i epidemisë.
Në Shqipëri janë 13 mijë e 854 raste aktive me COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 612 persona në Shqipëri kanë vdekur si pasojë e virusit. /Gazeta Sinjali/