image Shqipëri, rihapen aplikimet për lotarinë amerikane

Shqipëri

Shqipëri, rihapen aplikimet për lotarinë amerikane

news image

Rihapen aplikimet për lotarinë amerikane, ka njoftuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Aplikimet do të jenë të hapura nga sot 7 tetor 2020 deri me 10 nëntor 2020 në orën 18:00.

“Regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2022 do të jenë të hapura nga data 7 tetor, 2020, ora 18:00 (ora shqiptare) deri më 10 nëntor 2020, ora 18:00 (ora shqiptare)! Për më shumë informacion, klikoni këtu: http://ow.ly/7dCz50BFoLx

Vazhdoni të na ndiqni në Facebook, Twitter dhe instagram gjatë kësaj kohe, për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj.”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve.

Sipas saj, të gjithë qytetarët që janë të interesuar, duhet të plotësojnë formularin në faqen e Ambasadës Amerikane./Gazeta Sinjali/