Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së shtunës në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”.
Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, e për pasojë gjeti vdekjen 60-vjeçari që po udhëtonte me bagëti anash rrugës. Viktima është identifikuar si V. G., 60 vjeç.
Ndërkohë, 2 shoferët e makinave, një 47 vjeçar banues në Poloni i identifikuar si D. S., dhe T. G., 39 vjeç janë arrestuar nga policia.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 47 vjeç, banues në Poloni dhe T. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga përplasja e automjeteve që drejtonin këta shtetas, pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ka humbur jetën shtetasi V. G., 60 vjeç, i cili ishte me bagëti, anash rrugës ku ndodhi përplasja”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.