image Shqipëri: Momentet e tmerrit, familjarët panë gjithçka, teksa shoferi i droguar me “Audi” u vrau vajzën në oborr
[wp-story id="814678"]

Shqipëri

Shqipëri: Momentet e tmerrit, familjarët panë gjithçka, teksa shoferi i droguar me “Audi” u vrau vajzën në oborr

news image

Marjana Sahitaj kishte vetëm pak ditë që ishte martuar dhe vetëm pak ditë e ndanin nga ëndrra e saj për të ikur bashkë më bashkëshortin në Britanin e Madhe, por një shofer i droguar me shpejtësi tepër të madhe i hyri në oborr të shtëpisë duke e shtypur për vdekje.

E gjitha ngjarja ndodhi në fragmente sekondash duke mos i lënë mundësi 25-vjeçares që të shmangej.

Shoferi 40-vjeçari Sajmir Thaçi humbi kontrollin e mjetit tip “Audi”, u përplas me portën e banesës dhe pasi ka hyrë në oborr ka goditur të renë.

Edhe pse familjarët e morën me urgjencë dhe e dërguan në spital, ajo nuk mundit të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar, raporton abcnews.al

40-vjeçari Sajmir Thaçi rezultoi se ishte i droguar teksa drejtonte makinën me të cilën i mori jetën të resë. Babai i të ndjerës tregon se e pa ngjarjen dhe se të bijën e gjeti poshtë portës. Bashkë e djemtë ai e dërgoi në spital, por pa mundur ta mbajnë në jetë.

/GazetaSinjali/