image Shqipëri, kunati dyshohet se vrau kunatën

Shqipëri

Shqipëri, kunati dyshohet se vrau kunatën

news image

Agron Tanushi dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira Hasanin.

Siç rapotojnë mediat në Shqipëri, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:40, në rrugën “Apollonia” në Bathore, një vend në periferi të Tiranës.

Sipas policisë, dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta.

Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vazhdojnë hetimet për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Gazeta Sinjali/